Kurti demands candidate status for Kosovo, highlights urgency at EU-Western Balkans Summit
20:41 |
25 Nëntor 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim, duke theksuar se vendi e meriton këtë hap për shkak të progresit demokratik, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.Në deklarimin e tij në nisje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti ka rikujtuar se në dhjetor bëhen katër vjet prej kur Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ende nuk ka marrë statusin e kandidatit, transmeton Arbresh.infoDeklarata e plotë e kryeministrit Kurti:
Mirëmbrëma,Jam shumë i lumtur të kthehem në Bruksel. Kemi një takim shumë të rëndësishëm ndërmjet lidershipit të Bashkimit Evropian, në njërën anë, dhe liderëve të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor. Presim një shkëmbim konstruktiv të ideve dhe mendimeve, posaçërisht për rrugën përpara.Sa i përket Republikës së Kosovës, ne po e presim statusin kandidat, që është vonuar, për shtetin tonë. Në mes të dhjetorit do të bëhen katër vjet prej kur kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Personalisht në Pragë të Republikës Çeke, gjatë presidencës së tyre, e kam dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi shtet pa statusin e kandidatit.Nuk po kërkojmë shpërblim, privilegj apo favor, po kërkojmë vetëm që të njihet dhe pranohet përparimi i Kosovës, sa i përket avancimit demokratik, rritjes ekonomike, luftës kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe lirive civile. Dhe jemi ose të parët ose të dytët në Ballkanin Perëndimor, kur bëhet fjalë për indekset demokratike.Njëkohësisht, më lejoni të theksoj se derisa statusi kandidat ka qenë gjithmonë tejet i rëndësishëm, tani është çështje urgjence. E dimë që ka zgjedhje pothuaj çdo muaj në vende të ndryshme të kontinentit tonë dhe gjithçka ka rëndësi, kështu që duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerim të BE-së, për përfshirjen e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht që Republikës së Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat, si çështje e meritës, pasi që qartazi e meritojmë atë.Në mënyrë që të arrijmë aty, duhet së pari që Këshilli Evropian t’i kërkojë Komisionit Evropian një opinion për Kosovën. Pra, nuk mund ta kemi përgjigjen e Komisionit Evropian pa e kërkuar atë së pari Këshilli Evropian. Dhe, shpresojmë që kjo të ndodhë muajin e ardhshëm, kur në mesin e dhjetorit, më 14 dhe 15 dhjetor, kemi takimin e radhës të madh të Këshillit Evropian.
Më lejoni të falënderoj të gjitha shtetet anëtare të BE-së për mbështetjen e Kosovës, kur bëhet fjalë për paqen dhe sigurinë, por gjithashtu edhe për demokracinë dhe zhvillimin. Kemi pasur një vit të jashtëzakonshëm. Gjysma e parë 2026-ës shënoi 4.7% të Bruto Produktit Vendor si rritje ekonomike. Dhe, tani pas zgjedhjes së presidentes së re kemi stabilitet të plotë institucional për vitet përpara.Çfarë na nevojitet në veçanti është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, posaçërisht marrëveshja e mobilitetit, ashtu që me njohjen e diplomave, studentët dhe profesionistët të mund të lëvizin lirshëm dhe të integrohen në tregun e punës në gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor.Në lidhje me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet që Serbia të arrestojë dhe të dorëzojë kryeterroristin Milan Radoiçiq, i cili së bashku me 44 paramilitarë, shokë të tij, i dolën në pritë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku, në shtator të vitit 2023. Gjatë mandatit të ish-presidentit të Serbisë, z. Vuçiq, ai bredhte i lirë në Serbi, madje duke qenë më afër ish-presidentit Vuçiq sesa mbrojtja e tij e afërt, dhe tani shpresojmë që kjo të ndryshojë. Duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë shoqërinë nga kriminelët dhe, në të njëjtën kohë, duhet që BE-në ta zbatojmë si vlerë dhe jo vetëm si interes i ndërsjellë.E fundit që do të doja të përmend është që Kosova i përmbahet plotësisht parimeve evropiane, përfshirë vendimet për pranimin dhe zbatimin e të gjitha pakove të sanksioneve kundër Federatës Ruse, që nga agresioni i tyre brutal ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.Falemnderit shumë.…Unë mendoj që njëra nuk e përjashton tjetrën. BE-ja merret me shumë gjëra njëkohësisht. Unë i përkas atyre që mendojnë se reforma e brendshme e BE-së dhe zgjerimi i jashtëm shkojnë krahpërkrah. Duke përfshirë gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor në BE, Bashkimi Evropian bëhet Evropë. Ne jemi i vetmi gadishull jugor që nuk është i përfshirë. Dhe, sa i takon sigurisë, kur gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, kufiri i jashtëm i BE-së do të tkurret për 3,000 kilometra.…Është kënaqësi të jem përsëri në Bruksel. Kërkojmë statusin e vendit kandidat, sepse duam t’i bëjmë reformat në administratën publike, në drejtësi dhe në arsim. Nuk e kërkojmë këtë si një favor apo privilegj, apo shpërblim, por vetëm si një gjë që e kemi merituar me progresin demokratik, me transformimet e mëdha shoqërore dhe, sidomos, me rritjen ekonomike dhe sundimin e ligjit.Faleminderit.