Browse

Article • • 1 min read

Nxënësit shqiptarë këndojnë himnin kombëtar para Duomos së Milanos

Share Post

Nxënësit e Oxford Studio kanë shënuar 28 Nëntorin në një mënyrë të veçantë, duke kënduar himnin kombëtar shqiptar para Katedrales së njohur të Duomos në Milano të Italisë.

Në një prej shesheve më të frekuentuara dhe simbolike të Evropës, të rinjtë kanë sjellë atmosferë festive dhe emocione përmes interpretimit të himnit, duke nderuar Ditën e Flamurit edhe larg atdheut.

Pamjet nga ky moment janë publikuar nga Oxford Studio, duke treguar nxënësit teksa interpretojnë himnin kombëtar në një prej pikave më ikonike të Milanos.

Ky gjest ka shënuar në mënyrë simbolike festën kombëtare, duke dëshmuar se lidhja me flamurin, gjuhën dhe identitetin shqiptar ruhet edhe larg trojeve shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/