Browse

Article • • 1 min read

Albin Kurti thekson 28 Nëntorin si datë unifikuese për historinë shqiptare

Share Post

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 28 Nëntorin nga Prekazi, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date për shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se 28 Nëntori nuk shënon vetëm Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindjen e kryekomandantit Adem Jashari dhe shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë.

Ai ka përmendur Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn si figurat që bënë shpalljen publike të UÇK-së.

Kurti ka lidhur tri ngjarje të rëndësishme historike me 28 Nëntorin: Krujën e Skënderbeut në shekullin XV, Vlorën e Ismail Qemalit dhe Drenicën e Adem Jasharit në fillim dhe fund të shekullit XX.

Sipas tij, këto ngjarje përbëjnë një trashëgimi të lavdishme historike që vazhdon ta ndriçojë të ardhmen e shqiptarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/