Browse

Article • • 1 min read

Nelson Hysa sfidon Agit Kabayel për titullin e peshës së rëndë të WBC në Gjermani

Share Post

Lajme user · November 28, 2026 · Uncategorized

Një përballje e madhe boksi pritet të zhvillohet sonte, ku boksieri shqiptar Nelson Hysa do të ngjitet në ring për t’u përballur me kampionin gjerman Agit Kabayel.

Dueli është paraparë të zhvillohet nga ora 22:00 sipas kohës lokale të Kosovës, në Merkur Spiel-Arena në Düsseldorf të Gjermanisë.

Në këtë përballje, Kabayel do të mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, të versionit WBC, ndërsa Hysa synon të shkruajë historinë duke fituar titullin e madh botëror.

Të dy boksierët hyjnë në këtë duel pa asnjë humbje në karrierën e tyre profesionale. Kabayel ka bilanc prej 27 fitoresh, 19 prej tyre me nokaut, ndërsa Nelson Hysa ka 25 fitore, prej të cilave 23 me nokaut.

Për Hysën, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të fituar titullin botëror dhe për ta ngritur edhe më lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të boksit.

Ndeshja pritet të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN oseSHIKO KËTU

Sytë e shqiptarëve sonte do të jenë te Nelson Hysa, në një prej sfidave më të rëndësishme të karrierës së tij!