Browse

Article • • 1 min read

Krasniqi kritikon Kurtin: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri mbeten të pazbatuara prej katër vitesh

Share Post

28 Nëntor 2026 12:21

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me qasjen ndaj marrëdhënieve me Shqipërinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta.

Krasniqi ka thënë se është pozitive që ndjenja e qytetarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë nuk varet nga numri i marrëveshjeve apo raportet mes qeverive në Prishtinë dhe Tiranë, por ka akuzuar Kurtin se po anashkalon moszbatimin e tyre.

Sipas saj, shumica e marrëveshjeve të nënshkruara mbesin pa u zbatuar, ndërsa mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive nuk janë mbajtur prej katër vjetësh.

“Është shumë mirë që dashuria e kosovarëve për Shqipërinë nuk matet me numër të marrëveshjeve dhe me marrëdhënie ndërmjet pushteteve në Prishtinë dhe Tiranë. Ajo që Kurti ‘harron’ ta thotë këtu, është se shumica e marrëveshjeve të nënshkruara NUK zbatohen, kurse mbledhjet e përbashkëta të qeverive nuk mbahen tash e 4 vjet!”, ka shkruar ajo.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për unitet përtej populizmit dhe ka uruar festën e 28 Nëntorit: “Shqiptarë të dashur, duajeni njëri – tjetrin përtej populizmit! Urime 28 Nëntori”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/