Browse

Article • • 1 min read

Kosova Nis Rehabilitimin 1.32 Milionë Euro të Rrugës së Uglarit për Lehtësimin e Trafikut

Share Post

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka nisur projekti për rehabilitimin e rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit që mban emrin e dëshmorit të kombit, Agron Rrahmani.

Kurti ka njoftuar se në nisjen e projektit, në vlerë prej 1.32 milionë euro, ishte bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetarin e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetarin e Graçanicës, Leutrim Ajeti.

Rruga ka gjatësi prej 2.8 kilometrash dhe, sipas Kurtit, përveç rëndësisë për banorët e fshatit Uglar dhe qytetarët e dy komunave, do të shërbejë edhe si alternativë për lehtësimin e qarkullimit dhe shkarkimin e trafikut drejt dhe nga Prishtina.

“Me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetarin e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetarin e Graçanicës, Leutrim Ajeti, ishim bashkë në nisje të projektit në vlerë 1.32 milion euro për rehabilitimin e rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit që mban emrin e dëshmorit të kombit Agron Rrahmani. Përveçse për banorët e këtij fshati dhe qytetarët e të dyja komunave, kjo rrugë me gjatësi 2.8 kilometra është tejet e rëndësishme edhe për lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një alternative efikase për shkarkimin e trafikut drejt dhe nga kryeqyteti. Punimet përfshijnë dy shtresa asfalti, trajtimin e kanalizimit atmosferik, ndërtimin e trotuareve si dhe infrastrukturën e plotë përcjellëse”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info