Kosova dhe Japonia Diskutojnë Zgjerimin e Bashkëpunimit në Shkëmbimin e të Dhënave dhe Siguri
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës zyrtare në Japoni, është pritur në takim nga ministri për Punë të Brendshme dhe Komunikim i Japonisë, Hisayuki Fujii.
Sveçla ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në sigurinë publike, shkëmbimin e të dhënave, menaxhimin e emergjencave civile dhe sigurinë kibernetike.
Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.
Në kuadër të takimit, Sveçla ka ftuar ministrin japonez për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet në vend dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim./Arbresh.info