Browse

Article • • 1 min read

Haxhiu dhe Ambasadorja Greke Diskutojnë Rrugën Evropiane të Kosovës para Presidencës Greke të Këshillit të BE

Share Post

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

Haxhiu ka bërë të ditur se ambasadores i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.

Gjatë takimit, ato kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rrugës evropiane të Kosovës, në prag të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2027.

Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE./Arbresh.info