Browse

Article • • 1 min read

Kosova Përballet me Ulje Temperaturash: Termometri Zbret në -8°C me Paralajmërime për Borë dhe Ngrica

Share Post

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar mot të ndryshueshëm gjatë ditëve në vijim, me vranësira, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

Sipas parashikimit të IHMK-së, në zonat malore dhe në lartësitë më të mëdha mbidetare priten edhe reshje bore, transmeton Arbresh.info

Gjatë kësaj periudhe parashihet rënie e ndjeshme e temperaturave, ku ato minimale mund të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë.

IHMK paralajmëron gjithashtu mundësi për ngrica të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginore, si dhe paraqitje të mjegullës në disa lokalitete, e cila mund të ndikojë në dukshmëri.

Ndërkaq, drejt fundit të periudhës pritet rritje graduale e temperaturave, por edhe shtim i vranësirave dhe rikthim i reshjeve të shiut.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë 23.11.2026 Mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset me lartësi të mëdha parashihet shi dhe borë.

Temperatura minimale 2 deri 5 °C Temperatura maksimale 6 deri 9°C

Era: Verilindja 1-11m/s

E marte 24.11.2026 Mot me vranesira të shpërndara dhe me diell. Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull.

Temperaturaa minimale -5 deri -3 °C Temperatura maksimale 3 deri 6°C

Era: Jugperendimi · 1–5m/s

E merkurë 25.11.2026 Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.. Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga të dobëta shiu Në mëngjes parashihen ngrica. Tmin -8 deri -3°C Tmax 2 deri 6°C

Juglindje 1-4m/s

E enjëte 26.11.2026

Mot kryesisht i vranët dhe me riga të here pas hershme të shiut.

Temperatura minimale 0 deri 3°C Temperatura maksimale 5 deri 8°C

Era: Jugperendimi 1-6m/s

E premte 27.11.2026

Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Temperatura minimale 2 deri 5°C Temperatura maksimale 6 deri 9°C

Era:Jugperendimi 1-6m/s./Arbresh.info