Browse

Article • • 1 min read

Zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit në Llapushnik

Share Post

Në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e tri figurave të shquara të historisë kombëtare shqiptare, Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Për nder të këtij aktiviteti, sot është organizuar një akademi përkujtimore, e cila ka mbledhur përfaqësues të institucioneve, historianë, artistë, si dhe përfaqësues të familjes Jashari.

Vendosja e busteve në Llapushnik është bërë me qëllim të nderimit dhe përkujtimit të kontributit të këtyre figurave, të cilat kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare.