Browse

Article • • 1 min read

Kosova sheh rritje prej 55.7% të divorcimeve ndërsa martesat bien me 37.5% në shtator

Share Post

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026.

Nga ASK bëhet e ditur se, ka pasur më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026.

Në publikim shtohet edhe se, në muajin shtator 2026 janë regjistruar 2 556 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Gjithsej nga lindjet e regjistruara, 1 378 janë meshkuj dhe 1 178 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 numri i lindjeve u rritë me 2,2 %.

Gjatë muajit shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 861 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 462 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 ka rënie të vdekjeve me 11,0 %.

Në muajin shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 1 215 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 numri i kurorëzimeve u zvogëlua me 37,5%.

Ndërsa, gjatë muajit shtator 2026, janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2026,ne muajin shtator numri i shkurorëzimeve është rritur me 55,7%.

Të dhënat publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).