Browse

Article • • 1 min read

Kosova ndan 23.5 milionë euro për banimin social në 2027, njofton ministrja Pacolli

Share Post

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në kuadër të Projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social, me fokus në krijimin e kushteve më të mira të banimit për familjet në nevojë.

Përmes një postimi, Pacolli ka njoftuar se në Pejë punimet po avancojnë me ritëm të mirë dhe se 135 njësi banesore tashmë kanë arritur në fazën finale të ndërtimit.

Ajo ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.

Ndërkohë, sipas saj, në Kamenicë është iniciuar procedura e prokurimit për lidhjen e kontratës, ndërsa në Shtime dhe Obiliq është duke u punuar në hartimin e projekteve.

Pacolli ka njoftuar gjithashtu se në buxhetin e vitit 2027 janë ndarë 23.5 milionë euro për projektet e banimit të përballueshëm dhe social, si dhe për banimin social adekuat./Arbresh.info