Browse

Article • • 1 min read

Policia e Kosovës Sekuestron 15 Kilogramë Marihuanë në Operacion Kundër Drogës

Share Post

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një operacion të Policisë së Kosovës kundër trafikimit të narkotikëve, të koduar “Taslixhe”, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Operacioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë, në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë.

Sipas Sveçlës, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.

Ministri ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe formave të tjera të kriminalitetit.

Ai ka shtuar se mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve mbetet një nga prioritetet në këtë luftë./Arbresh.info