Browse

Article • • 1 min read

Kosova Renditet Ndër 5 Vendet Më të Sigurta në Evropë, Barazon me Danimarkën dhe Finlandën

Share Post

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të raportit “The Global Safety Report 2026” nga organizata ndërkombëtare Gallup, sipas të cilit Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë për siguri dhe rend.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti e ka cilësuar këtë vlerësim si lajm të mirë për vendin.

“Lajm i mirë për Kosovën!”, ka shkruar Kurti.

Sipas raportit, Kosova ka marrë 90 pikë nga 100 të mundshme në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, duke ndarë pozitën e pestë në Evropë me Danimarkën dhe Finlandën. Në nivel global, Kosova renditet e 14-ta.

Indeksi i Gallup-it bazohet në katër tregues kryesorë: ndjenjën e sigurisë së qytetarëve gjatë ecjes vetëm natën, besimin në policinë lokale, përvojat me vjedhjen e pronës dhe përvojat me sulmet fizike apo grabitjet gjatë vitit të fundit.

Good news for Kosova!

According to @Gallup’s Global Safety Report 2026, Kosova ranks as the 5th safest country in Europe based on indicators that include how safe people feel walking alone at night.

Safety is a cornerstone of a thriving society. It strengthens public trust, enhances quality of life, and creates an environment in which individuals, communities, and businesses can flourish.

— Albin Kurti (@albinkurti) November 19, 2026