Browse

Article • • 1 min read

Seanca e Kuvendit të Kosovës vonohet mbi 90 minuta pasi deputetët vijnë me vonesë

Share Post

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, i paraparë të mbahej të enjten nga ora 10:00, ende nuk ka nisur, ndonëse tashmë është afër orës 11:40.

Në sallën plenare, deri më tani janë të pranishëm vetëm deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të Aleancës dhe ekipet e mediave.

Në këtë vazhdim të seancës janë paraparë të shqyrtohen tri pika të rendit të ditës, përfshirë edhe rikthimin në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kthimit nga presidentja e Kosovës.

Krahas kësaj pike, deputetët pritet të votojnë edhe dy propozim-rezoluta.

Rendi i ditës përfshin:

Votimin e propozim-rezolutës nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Votimin e propozim-rezolutës nga mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili është rikthyer në Kuvend nga presidentja e Republikës së Kosovës.

Për momentin, nuk ka nisur shqyrtimi i pikave të parapara të rendit të ditës.