Article
•
•
1 min read
Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë për vizitë humanitare për shkak të shëndetit të bashkëshortes
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur sërish në shtëpinë e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, në orët e paradites së së enjtes.
Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë, pas vizitës që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara në Hagë për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Edhe këtë të enjte, Krasniqi është transportuar me automjetet e misionit të EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie.
Ai është përcjellë nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë deri në shtëpinë e tij në lagjen “Velania”.