Browse

Article • • 1 min read

Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasje në Suharekë pas konflikti për parkim

Share Post

I dyshuari për vrasjen e S. Dakës në Suharekë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ndryshe, dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti rreth një parkingu, ku i dyshuari dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Viktima fillimisht ishte dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:

Ndërron jetë personi që u plagos në Suharekë