Article
•
•
1 min read
Muric kthehet si portier, sulmi i Kosovës udhëhiqet nga Asllani dhe Muriqi
Kosova do të luaj ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj kampanje të Ligës së Kombeve, sonte në Dublin me fillim nga ora 20:45 ndaj Irlandës.
Tashmë selektori Franco Foda ka bërë zgjedhjet e tij për formacionin startues, shkruan Arbresh.info.
Për dallim nga ndeshja me Izraelin, në portë do të nis Aro Muric.
Mbrojtja ka mbetur e paprekur me Vojvodën, Krasniqin, Kamberin, Hajrizin e Gallapenin.
Po ashtu edhe mesfusha ka ndërruar duke startuar këtë herë me Elvis Rexhbeçajn, Lindon Emërllahun dhe Leon Avdullahun.
Teksa në sulm rikthehet Fisnik Asllani i cili i bashkangjitet kapitenit Vedat Muriqin.
Për Kosovën mjafton një barazim që ta siguroj pozitën e dytë në tabelë./Arbresh