Browse

Article • • 1 min read

Kosova synon vendin e dytë kundër Irlandës pavarësisht mungesës së Zhegrovës

Share Post

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka parashikuar ndeshje të vështirë ndaj Irlandës, që zhvillohet nesër.

Kjo është edhe ndeshja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, e cila përballje ka peshë për Kosovën nëse do të përfundojë në vend të dytë apo të tretë në grup.

Foda ka treaguar edhe për pritshmëritë në përballjen me iralndezët.

“Nuk mund të thuash nëse është e lehtë apo e vështirë. Për ne është ndeshje e vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na konvenon edhe barazimi. Por në fushë ekipet hyjnë në fushë për fitore. Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Foda në konferencë për media.

Ai ka folur për mungesën e Edon Zhegrovës, pasi ai u largua nga grumbullimi shkaku i një lëndimi.

“Edon Zhegrova nuk është, por të tjerët janë në dispozicion dhe pas stërvitjes do të vendosim për lojtarët që do të luajnë”.

Foda ka thënë se synim është që Kosova ta luajë lojën e vetë dhe të marrë rezultatin që kërkon.

“Nëse flasim për përkrahjen, gjithmonë për futbollistët është të luajnë në atmosferë impozante. Shpresoj edhe nesër të ketë shikues. Ne e rëndësishme është të imponojmë lojën tonë tek Irlanda dhe të marrim rezultatin që kërkojmë”, tha Foda.

Kosova zë vendin e dytë në Grupin3 të Ligës B të Ligës së Kombeve me gjashtë pikë nga 5 ndeshje. Është pesë pikë larg Austrisë që ka fituar grupin, ndërsa një pikë ka më shumë se Irlanda që zë vendin e tretë.