Browse

Article • • 1 min read

Kosova Bëhet Pjesë e Projektit Rajonal për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore

Share Post

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të jetë pjesë e komponentit rajonal të një projekti për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe rritjen e qëndrueshmërisë së qyteteve dhe bizneseve.

Pacolli ka njoftuar se në kuadër të COP31 ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNDRR).

Sipas saj, në takim është diskutuar për përfshirjen e Kosovës në projektet rajonale, me fokus të veçantë në mbështetjen e qyteteve dhe bizneseve të vogla dhe të mesme për t’u përgatitur më mirë ndaj rreziqeve natyrore.

Po ashtu, është diskutuar për shkëmbimin e përvojave me qytetet evropiane që kanë avancuar në këtë fushë.

Pacolli ka theksuar se synimi është forcimi i bashkëpunimit dhe mekanizmave të koordinimit, në mënyrë që Kosova të jetë më e përgatitur për përballimin e fatkeqësive natyrore./Arbresh.info