Browse

Article • • 1 min read

Prishtina mobilizon 100 kamionë privatë për të kapërcyer bllokadën e mbledhjes së mbeturinave

Share Post

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 100 kamionë të operatorëve privatë do t’i bashkohen flotës për pastrimin e kryeqytetit.

Përmes një postimi, Rama ka akuzuar se komuna është përballur me bllokimin e 100 kamionëve, të financuar nga Qeveria gjermane, si dhe me pengesa për ndërmarrjen e re komunale “Pastrimi” dhe mbylljen e deponisë.

Ai i ka cilësuar këto veprime si të motivuara politikisht, duke thënë se qytetarët nuk duhet të mbeten mes mbeturinave për shkak të përplasjeve politike.

“Ne gjetëm zgjidhje. Nga sot, të gjithë këta kamionë të operatorëve privatë i bashkohen flotës për pastrimin e kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se puna për pastrimin e Prishtinës do të vazhdojë “ditë e natë”, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbimet që u takojnë./Arbresh.info