Browse

Article • • 1 min read

Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën mbi Zvicrën, duke përmbushur premtimin për gjyshin

Share Post

Tashmë është zyrtare, talenti 20-vjeçar, Lutfi Dalipi është futbollisti më i ri i Kosovës.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se talenti i Vaduzit është futbollisti më i ri dardan, shkruan Arbresh.info.

Ai për kanalin e FFK-së tha se e ka zgjedhur me zemër Kosovën.

“Me zemër e kam zgjedh Kosovës, se i kam thënë babushit se një ditë kam për të luajtur për Kosovën ose për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Lutfi Dalipi.

Dalipi ka qenë emri më i përfolur në Zvicër këtë edicion, duke qenë padiskutim sensacioni i sezonit, kurse shokoi të gjithë kur e refuzoi ftesën e grupmoshave U21, duke e informuar Federatën Zvicerane se do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë, premtim që ia kishte dhënë gjyshit.

Dalipi është duke shkëlqyer me fanellën e Vaduzit këtë sezon, pasi në 16 ndeshjet e para ka realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.

Forma e tij e jashtëzakonshme ka bërë që të kërkohet edhe nga disa gjigantë evropian, mes të cilëve edhe RB Leipzig.

Ai tashmë do të ketë mundësi ta vesh fanellën e Kosovës në grumbullimin e radhës i cili do të jetë në muajin mars të vitit 2027./Arbresh.info