Browse

Article • • 1 min read

Dy të arrestuar për dyshime në keqpërdorimin e 62,902 eurove nga grantet ndërkombëtare

Share Post

Dy persona janë arrestuar më 11 nëntor në kuadër të një hetimi për keqpërdorimin e dy granteve ndërkombëtare, në vlerë totale prej 575 mijë e 736 eurosh.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të arrestuarit janë Taulant Murati dhe Hasan Lahu, të cilët dyshohet se kanë pasur pozita drejtuese në kompaninë “Hirano” – njëri si drejtor dhe tjetri si menaxher.

Ata dyshohen për veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”.

Sipas hetimeve, kompania kishte përfituar dy grante, njëri në vlerë prej 293 mijë e 500 eurosh dhe tjetri në vlerë prej 282 mijë e 236 eurosh.

Policia dyshon se nga granti i parë janë keqpërdorur 23 mijë euro, ndërsa nga i dyti 39 mijë e 902 euro. Shuma e përgjithshme e dyshuar e keqpërdorur arrin në 62 mijë e 902 euro.

Dyshimet lidhen me raportime të rreme për realizimin e shpenzimeve për blerjen e makinerive, të cilat në dokumentacion ishin paraqitur si të përfunduara në tërësi.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Deri më tani, bëhet fjalë për dyshime të ngritura nga organet e hetuesisë dhe jo për fajësi të vërtetuar nga gjykata./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Arrestohen dy ish-punëtorë të kompanisë “Hirano”, Taulant Murati dhe Hasan Lahu