Policia e Kosovës Arreston Shtetasin Gjerman dhe Sekuestron 43 Armë Automatike në Operacion të Madh
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i cili rezultoi me arrestimin e një shtetasi gjerman dhe sekuestrimin e 43 armëve të gjata automatike.
Përmes një postimi, Sveçla ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë, duke theksuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur.
Ai ka thënë se operacioni i Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e institucioneve në luftimin e veprimtarive kriminale.
“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur.
Një operacion i suksesshëm Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka rezultuar me arrestimin e një shtetasi gjerman dhe sekuestrimin e 43 armëve të gjata automatike./Arbresh.info