Browse

Article • • 1 min read

Albin Kurti përfaqëson Kosovën në Forumin e Paqes në Paris me Takime Kyçe Diplomatike

Share Post

Sot dhe nesër do të zhvillohet Forumi i Paqes në Paris, në këtë organizim pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili pritet ta përfaqësoj Kosovën.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se Kurti po qëndron prej disa ditësh në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Arbresh.info