Automjeti i Fundosur Nxirret nga Liqeni i Ujmanit pas Më Shumë se Një Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe Klubin e Zhytjes “Trepça”, ka realizuar një operacion të përbashkët për nxjerrjen e një automjeti nga liqeni i Ujmanit.
Operacioni ka nisur rreth orës 10:00, ndërkaq bëhet e ditur se pas identifikimit të automjetit të fundosur, njësitë pjesëmarrëse kanë arritur ta nxjerrin atë nga liqeni rreth orës 12:40.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, Njësia e Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.
Policia ka bërë të ditur se operacioni është realizuar pas uljes së nivelit të ujit në liqen,
“Ky veprim është ndërmarrë pas uljes se nivelit te ujit dhe gjithashtu ka shërbyer si një lloj trajnimi për pjesëtarët e policisë si dhe institucioneve tjera qe kane marre pjese ne këtë aksion”.
“Rasti i fundosjes se automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Republikës se Kosovës me date 14.10.2025 i cili atëherë kishte raportuar se automjeti i tij të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës, te liqeni i Ujmanit, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqenin e Ujmanit”, njofton policia.
Pas nxjerrjes nga liqeni, automjeti i është dorëzuar pronarit.