Article
•
•
1 min read
Prokuroria Speciale dhe Policia në Kosovë Nisin Aksion të Përbashkët me Autoritetet Ndërkombëtare
Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me Prokurorinë Speciale, kanë nisur veprime hetimore në disa lokacione të Kosovës.
Për zhvillimin e aksionit ka folur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka konfirmuar se operacioni po realizohet në koordinim me autoritetet ndërkombëtare.
“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, tha Luta.
Ndërkohë, në lagjen “Pejton” të Prishtinës është vërejtur prani e pjesëtarëve të Krimeve Ekonomike dhe hetuesve të Prokurorisë Speciale.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me lokacionet e përfshira dhe rezultatet e operacionit.