Article
•
•
1 min read
Ngjarje Tragjike në Demiraj: Babai dhe Foshnja Gjenden të Vdekur, Arrestohet Gjyshi
Pamje nga shtëpia në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku më 1 nëntor u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe foshnja e tij rreth tre muajshe.
Lidhur me rastin, është arrestuar babai 65-vjeçar i të riut, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e rëndë.
Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se fillimisht 27-vjeçari i ka marrë jetën foshnjës, ndërsa më pas babai i tij dyshohet se e ka vrarë të birin.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë./Gazeta10