Browse

Article • • 1 min read

Protestuesit Përplasen me Policinë përpara Kryeministrisë në Tiranë

Share Post

Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike.

Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur slogane kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Rama në burg, Berisha në burg”, është thirrja që po dëgjohet nga protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë.

Ata gjithashtu u përplasën me policinë, teksa kërkuan të qëndronin përpara godinës.

Top Channel