Browse

Article • • 1 min read

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

Share Post

Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Pas emërimit, Isufi ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin me përkushtim ndaj detyrës, Kushtetutës dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit./Arbresh.info