Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë për 'Koalicionin Shqiptar'
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në votime dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17.
Në një postim, Kurti ka rikujtuar se më 29 shtator kishte pritur në zyrën e tij drejtuesit e subjekteve politike shqiptare, takim që kishte përfunduar me marrëveshjen për të garuar së bashku në një listë të përbashkët.
Ai ka theksuar se shqiptarët e këtyre tri komunave kanë të drejtë të ndërtojnë jetën në vendlindje me mundësi të barabarta, duke kërkuar një përgjigje demokratike ndaj diskriminimit, përjashtimit dhe shtypjes.
Kurti u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve që ndodhen në Kosovë, por kanë të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që të udhëtojnë drejt vendlindjes për të votuar.
“Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info