Article
•
•
1 min read
Person ndalohet në Leposaviq për dyshim të hyrjes ilegale nga Serbia
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Qirkovic të Leposaviqit, nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe punëtorit social, ndërsa pas konsultimit me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Qirkovic, Leposaviq 20.10.2026 – 11:05. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I dyshuari është sjellë në stacion ku është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social. I njëjti në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info