Browse

Article • • 1 min read

Kuvendi miraton ndryshimet kundër pastrimit të parave me 61 vota, opozita mungon

Share Post

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Projektligji kaloi me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit përfundimtar, deputetët miratuan edhe 12 amendamentet e propozuara për këtë projektligj.

Në votim morën pjesë deputetët e pozitës, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.