Article
•
•
1 min read
Vetëm tri orë në Kadastrën e Elbasanit, Everest Kazheli kalon te Hetimi Tatimor
Everest Kazheli është emëruar në detyrën e shefit të përgjithshëm të Hetimit Tatimor, pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Elbasanit vetëm tre orë pas emërimit.
Në krye të Kadastrës së Elbasanit, në vend të Kazhelit, është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më parë mbante detyrën e përgjegjësit të departamentit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme.
Përpara emërimit në krye të Kadastrës së Elbasanit, Kazheli drejtonte Kadastrën e Fierit, e cila është përfshirë në skandale që lidhen me tjetërsimin e pronave.
Tashmë, pas largimit nga drejtimi i Kadastrës së Elbasanit, Kazheli merr drejtimin e përgjithshëm të Hetimit Tatimor.
Top Channel