Browse

Article • • 1 min read

Reshjet sjellin gurë në rrugët e Kukësit, moti i paqëndrueshëm vijon në fundjavë

Share Post

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut që prej orëve të pasdites së djeshme.

Gjatë natës, reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë, duke shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh inerte në disa akse rrugore nacionale, si dhe mjegull në qytetin e Kukësit.

Prania e gurëve në rrugë është evidentuar në akset Valbonë, Fierzë–Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam–Krumë, Kukës–Qafë Mali, si dhe në rrugët në drejtim të Shishtavecit dhe Bushtricës.

Këto kushte përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore, ndaj drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këto akse.

Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit, punonjësit e mirëmbajtjes rrugore po punojnë për largimin e gurëve dhe materialeve inerte nga rrugët, me qëllim normalizimin e qarkullimit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë në qarkun e Kukësit edhe gjatë fundjavës.

Top Channel