Browse

Article 1 min read

Deklarata e fortë e Ministrit Sveçla për personat e zhdukur

Share Post

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas pranimit të tri raporteve të para të ADN-së, të përgatitura nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Sveçla ka thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor.

“Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor, që mbetet i hapur për sa kohë qoftë edhe një familje pret përgjigje”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka theksuar se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur vazhdon.//Arbresh.info