Article
•
•
1 min read
Arrestohet Serbi në Jarinjë: Ryshfeti 10 Euro që Habiti
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se i ka ofruar 10 euro ryshfet një zyrtari policor kufitar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka ofruar paratë me qëllim që t’i mundësohej vajzës së tij hyrja në Kosovë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Jarinje 03.09.2026 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor kufitar në mënyrë qe t’i mundësohet vajzës se tij hyrja në Kosovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.//Arbresh.info