Browse

Article 1 min read

Donjeta Sadiku nderohet me Medaljen Presidenciale pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

Share Post

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave boksieren kosovare, Donjeta Sadiku.

Sadiku u nderua për suksesin e saj të veçantë në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë, ku u shpall kampione në boks dhe fitoi medaljen e artë.

Haxhiu theksoi se Donjeta kishte mbajtur flamurin e Kosovës gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare, ndërsa pas fitores në finale ndaj boksieres serbe Kristina Kuluhova, ajo e ngriti flamurin e Kosovës në majën e podiumit.

Ajo përgëzoi Sadikun, trajneren Marjola Sallauka dhe gjithë ekipin për këtë arritje, duke u uruar suksese të reja në garat e ardhshme.

Sipas Haxhiut, sukseset e vazhdueshme të Donjeta Sadikut e bëjnë atë një shembull të sportistes që Kosovën e përfaqëson me krenari dhe dinjitet./Arbresh.info