Article
•
•
1 min read
Optimizmi i Albin Kurtit ngjall kuriozitet para takimit vendimtar
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur para takimit të sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin e ri të Kosovës.
Kurti ka thënë se takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur së bashku një emër për Presidentin e ri dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.
“Ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit bashkërisht t’ia sjellim emrin për Presidentin e ri dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme”, ka deklaruar Kurti.