Browse

Article 1 min read

Adnan Rrustemi zbulon planin e Serbisë: 'Komprometo Albin Kurtin, dobëso Kosovën'

Share Post

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se synimi i Serbisë përmes Fatmir Shehollit ishte komprometimi i kryeministrit Albin Kurti dhe dobësimi i Kosovës.

Rrustemi ka thënë se çdo komprometim i Kurtit do ta forconte, sipas tij, klasën e vjetër politike në Kosovë, e cila “ruante gjendjen me strukturat paralele të Serbisë”.

“Synimi i Serbisë përmes Shehollit: Komprometo Albin Kurtin, dobëso Kosovën. Çdo komprometim i Kurtit do të forconte klasën e vjetër politike në Kosovë, e cila ruante gjendjen me strukturat paralele të Serbisë. Dobësimi i Albin Kurtit ishte rruga që Serbia të ruaj ndikimin që kishte në veri e gjithandej. Për këtë duheshin sheholla që shpërndajnë dokumente, para me çanta, hapësirë mediale e letra që të shërbehen kundërshtarët e Kurtit”, ka deklaruar Rrustemi./Arbresh.info