Browse

Article 1 min read

Kryetari i Prishtinës sulmon Vetëvendosjen pas vendimit të Gjykatës

Share Post

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ai, bllokim të iniciativave për zhvillimin e Kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se për pothuajse çdo iniciativë të ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës ka pasur, sipas tij, bllokada nga Vetëvendosje.

“Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre!”, ka shkruar Rama.