Article
•
•
1 min read
Vuçiq i alarmuar nga mbështetja gjermane për FSK-në: Presion mbi Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht presionit ndërkombëtar.
Duke komentuar donacionin e madh të Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Vuçiq tha se presioni ndaj Serbisë po bëhet me synimin që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Jo vetëm Gjermania, por edhe shumë të tjerë duan me çdo kusht një Kosovë të pavarur. Duan të ushtrojnë sa më shumë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën”, tha Vuçiq.