Article
•
•
1 min read
Policia e Kosovës merr në dorë sigurinë e urës së Ibrit pas 27 vitesh
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Sipas burimeve të RTK-së, nga sot Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për sigurimin e urës, e cila për vite me radhë ka qenë nën përgjegjësinë e misioneve ndërkombëtare të sigurisë.
Ky zhvillim shënon një tjetër hap në procesin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek institucionet e Kosovës.