Article
•
•
1 min read
Lokalet në Durrës nxisin zemërim me vendosjen e flamurit serb
Pushuesit nga Kosova kanë shprehur pakënaqësi për trajtimin që po marrin në disa zona turistike të Shqipërisë, veçanërisht në Durrës. Një rast i fundit ka nxitur reagime të forta pasi një pushues publikoi një video nga një restorant pranë plazhit.
Në pamjet e dërguara nga pushuesi, dallohet qartë flamuri i Serbisë i vendosur mes flamujve të tjerë në ambientet e lokalit. Ajo që e shqetësoi më shumë qytetarin ishte mungesa e flamurit të Kosovës.
Ai tha se u ndje i fyer dhe i zhgënjyer, pasi kishte shkuar në Shqipëri si pjesë e të njëjtit komb dhe nuk priste të përballej me një situatë të tillë. Sipas tij, vendosja e flamurit serb dhe injorimi i atij të Kosovës është një provokim.