Browse

Article 1 min read

Trump shpreh optimizëm për marrëveshjen e Hormuzit: A do të ndodhë të mërkurën?

Share Post

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën, ndërsa Irani dhe Omani po afrohen drejt një dakordimi për këtë rrugë ujore strategjike, e cila mund të lehtësojë presionin mbi ekonominë globale dhe potencialisht të ndihmojë në përfundimin e luftës.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, nisën luftën më 28 shkurt, duke përmendur si objektiva rrëzimin e qeverisë në Teheran dhe ndalimin e programit bërthamor të Iranit. Sipas raportimeve, këto objektiva nuk u arritën dhe konflikti është përqendruar tashmë te kontrolli i Ngushticës së Hormuzit, pasi sulmet iraniane ndaj anijeve kanë bllokuar pothuajse tërësisht qarkullimin në këtë rrugë detare, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur para gazetarëve gjatë vizitës së tij në Kaliforni, Trump komentoi një raport të publikuar nga “Axios”, sipas të cilit njoftimi për marrëveshjen mund të bëhet të mërkurën.