Browse

Article 1 min read

Markat e Qumështit në Vështirësi për Vajin e Padeklaruar të Palmës

Share Post

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë publikuar analizat në sektorin e qumështit.

Sipas të dhënave të prezantuara, nga mostrat e marra gjatë periudhës prill- korrik janë evidentuar raste të pranisë së vajit të palmës, yndyrave bimore, niseshtesë dhe qumështit pluhur. Në 46 raste është evidentuar vaj palme, ndërsa në raste të tjera janë gjetur edhe vajra dhe yndyra bimore të padeklaruara.

Sipas AUV-së, vetëm në tetë raste përbërësit e gjetur kanë qenë të deklaruar në etiketën e produktit.