Browse

Article 1 min read

Rama në qendër të vëmendjes: A janë autokolonat e protestës vetëm për viralitet?

Share Post

16:25 | 20 Qershor 2026

Kryeministri Edi Rama reagoi në mbledhjen e grupit parlamentar edhe për vargun e makinave me protestues nga diaspora që kanë mbërritur në vend për protestën e kësaj të shtune në orën 19:00.

Sipas Euronews, nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se Rama u shpreh se autokolonat e makinave që po vijnë në Shqipëri për protestën kanë në bord vetëm shoferët dhe se, sipas tij, gjithçka po bëhet për efekt mediatik dhe viralitet.

“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë.