Browse

Article 1 min read

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit: Çfarë shkaktoi këtë lëvizje tensionuese?

Share Post

16:42 | 20 Qershor 2026

Irani njoftoi se po mbyll Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare në botë, pas sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban.

Sipas deklaratës së ushtrisë iraniane, vendimi vjen si reagim ndaj shkeljeve të marrëveshjes së armëpushimit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Teherani i akuzon të dy vendet për shkelje të marrëveshjes dhe për përshkallëzimin e situatës në rajon, ndërsa paralajmëron se veprimet e mëtejshme do të varen nga zhvillimet në terren.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe çdo mbyllje e saj konsiderohet me ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare dhe sigurinë energjetike.