Article
•
•
1 min read
Çfarë ndodhi me të riun punëtor në Ulqin?
TB
Gazeta Minuti arbn · June 14, 2026 · Uncategorized

Një ngjarje tragjike është raportuar në Ulqin, ku ka humbur jetën një i ri 17-vjeçar nga fshati Drenovc i Malishevës.
Sipas raportimeve, i mituri me inicialet E.K. dyshohet se ka rënë nga një skelet gjatë kohës sa ishte duke punuar, duke pësuar lëndime fatale.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë rastin për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Related Articles