Browse

Article 1 min read

Tragjedi në Ulqin: Dita e fundit e 17-vjeçarit

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 14, 2026 · Uncategorized

Një ngjarje e rëndë dhe tepër prekëse ka tronditur sot qytetarët e Malishevë, pasi një i ri vetëm 17-vjeç ka humbur jetën tragjikisht derisa ishte duke punuar në sektorin e ndërtimtarisë në Ulqin.

Viktima është identifikuar si Edison Krasniqi, i cili, sipas informacioneve të para, po punonte në një objekt ndërtimi kur dyshohet se ka ndodhur një incident fatal që i mori jetën në vend. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur se si ndodhi kjo tragjedi e rëndë.

Lajmi për vdekjen e Edisonit ka goditur rëndë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin në Malishevë, ku i riu njihej si një djalë punëtor, i qetë dhe me ëndrra për të ardhmen. Në vend që të shijonte rininë dhe të ndërtonte jetën e tij, 17-vjeçari kishte marrë rrugën e mërgimit sezonal për të ndihmuar familjen përmes punës së rëndë fizike.

Related Articles